Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, z. Muhamed Ali, nënshkroi zyrtarisht kontratën për realizimin e projektit shumëvjeçar G10231 – “Sistem interoperabil për komandimin e incidenteve, i menaxhuar nga inteligjenca artificiale për reagim ndërkufitar në situata krize dhe emergjence (NICS-2)”, i cili zbatohet në kuadër të programit të NATO-s “Shkenca për Paqe dhe Siguri” (Science for Peace and Security – SPS).
Pas shumë vitesh, për herë të parë, në mënyrë serioze, me një vizion të qartë dhe me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, fillon procesi i ndërtimit të një sistemi bashkëkohor dhe të integruar për menaxhimin e krizave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ky projekt paraqet një vlerësim të rëndësishëm për kapacitetet dhe përkushtimin e institucionit në fushën e menaxhimit të krizave, si dhe një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemeve kombëtare të koordinimit, paralajmërimit të hershëm dhe përballimit të fatkeqësive natyrore dhe situatave të jashtëzakonshme.
Me zbatimin e NICS-2 do të forcohet interoperabiliteti ndërinstitucional, do të avancohen kapacitetet për marrjen e vendimeve në kohë reale dhe do të krijohen mekanizma më efikas për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve.
Njëkohësisht, projekti paraqet një kontribut të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Përmes kësaj nisme do të mundësohet mbështetje së bashku me partnerët nga Ukraina, përmes shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e menaxhimit të krizave dhe situatave emergjente.


