Lëkundje toke në mesnatë: Tërmeti 3.0 ballë ndjehet në rajonin e Tetovës e Gostivarit

Një tërmet me epiqendër në rajonin Tetovë-Gostivar është regjistruar pas mesnate, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup.

 

Sipas të dhënave të observatorit, lëkundjet kanë ndodhur në orën 00:06 dhe kanë pasur një magnitudë lokale prej 3.0 sipas shkallës së Rihterit.

Lëkundjet janë ndjerë nga banorët e Gostivarit, Tetovës dhe zonave përreth, me një intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike.

Nga Observatori Sizmologjik bëjnë të ditur se qytetarët që e kanë ndjerë tërmetin mund të kontribuojnë në hulumtimet sizmologjike duke plotësuar pyetësorin përkatës të publikuar nga institucioni. Autoritetet nuk kanë raportuar për dëme materiale apo persona të lënduar.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT