Kuqezinjtë në testin e fundit para eliminatoreve të UEFA Conference League nesër nga ora 18:00 takohen me ekipin ukrainas, Zorya Luhansk.
Në ndeshjen e katërt dhe të fundit kontrolluese në Slloveni, Shkëndija përballet me një kundërshtar me traditë të fortë në futbollin ukrainas. Testi i fundit vjen pas dueleve ndaj sllovenëve të Koperit e Celjes, dhe ekipit kroat, Hajduk Split.
KF Shkëndija nesër e mbyll fazën përgatitore në Slloveni me përballjen ndaj Zorya Luhansk, skuadër nga Ukraina që njihet si një prej emrave stabil në futbollin e vendit të saj. Zorya ka histori të pasur në elitën ukrainase, me paraqitje edhe në garat evropiane dhe reputacion si ekip luftarak, i organizuar dhe i fortë taktikisht.
Klubi nga Luhansku konsiderohet një kundërshtar i vështirë, falë disiplinës dhe lojës kolektive që e karakterizon.
Ndeshja Shkëndija-Zorya luhet të martën, më 30 qershor, në ora 18:00 në Slloveni.


