Nora Kaliqi merr drejtimin e Servisit të Dytë Publik në MRT

Gazetarja Nora Kaliqi është emëruar në pozitën e ushtrueses së detyrës (U.D.) të Kryeredaktorit të Servisit të Dytë Publik në Radiotelevizionin e Maqedonisë (MRT).

 

Lajmin e bëri të ditur vetë gazetarja përmes një njoftimi publik, ku falënderoi menaxhmentin për besimin dhe Këshillin Programor për mbështetjen. Për Kaliqin, ky emërim mbart një përgjegjësi të veçantë pasi MRT është institucioni ku ajo u formësua profesionalisht.

Në mesazhin e saj, ajo shprehu mirënjohje për kolegët dhe bashkëpunëtorët që e kanë mbështetur gjatë karrierës, duke u zotuar se në detyrën e re do të angazhohet me integritet dhe vizion në shërbim të publikut.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT