Jasir Asani i rikthehet stërvitjeve me Esteghlal-in në Iran

Pas një periudhe pushimesh dhe stërvitjeje individuale në Shqipëri, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, është kthyer zyrtarisht në Iran për t’iu bashkuar skuadrës së tij, Esteghlal.

 

Klubi iranian ka konfirmuar rikthimin e 30-vjeçarit duke publikuar pamje nga seanca stërvitore, ku shihet edhe lojtari shqiptar. Ky rikthim shënon rifillimin e përgatitjeve për Asanin, pas ndërprerjes së detyruar të aktivitetit sportiv për shkak të trazirave në Lindjen e Mesme.

Gjatë kohës së qëndrimit në Tiranë, ish-sulmuesi i Partizanit ishte parë shpesh duke u stërvitur me ish-ekipin e tij, Partizanin. Pavarësisht rikthimit në Iran, e ardhmja e Asanit mbetet e pasigurt, pasi më herët ai kishte lënë të hapur mundësinë e një transferimi drejt LaLigas spanjolle, konkretisht te Getafe. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë zhvillim zyrtar apo konkret në lidhje me këtë tratativë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT