Pas motit të ligë: DPHM paralajmëron reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë dhe breshër

Maqedonia edhe sot do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore të paqëndrueshme, e cila do të sjellë mot me vranësira të ndryshueshme, reshje lokale shiu dhe bubullima.

 

Sipas parashikimit, në shumë vende priten reshje intensive, ku lokalisht mund të bien mbi 15 litra shi për metër katror. Moti i ligë do të shoqërohet me bubullima të forta, erë që kohë pas kohe do të tejkalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë, ndërsa e mundshme është edhe paraqitja e breshrit.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 11 deri në 19 gradë, ndërsa ato ditore do të arrijnë nga 27 deri në 35 gradë.

Edhe në Shkup paralajmërohet mot i paqëndrueshëm, me vranësira të ndryshueshme, reshje të kohëpaskohshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa pjesë të luginës ekziston mundësia për mot të ligë afatshkurtër, me reshje më të dendura dhe breshër. Temperatura do të lëvizë nga minimalja prej 17 deri në maksimalen prej 32 gradësh.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se kushte të ngjashme atmosferike do të mbizotërojnë edhe nesër, kur përsëri priten reshje lokale të rrëmbyeshme shiu, shkarkime elektrike, erë e fortë dhe mundësi për breshër.

Pas përfundimit të këtij periudhe të paqëndrueshme, pritet stabilizim i motit. Nga e premtja parashikohet mot kryesisht me diell dhe stabil, ndërsa të shtunën do të fryjë erë veriore mesatare deri e përforcuar.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT