Home VENDI Banorët e Vaksincës shprehin falënderim publik për Zv. Drejtorin e Doganave, Mustafë...

Banorët e Vaksincës shprehin falënderim publik për Zv. Drejtorin e Doganave, Mustafë Dauti, për financimin e ujit të pijshëm në shkollë dhe ujitjen e Varrezave të Dëshmorëve

12

Banorët e fshatit Vaksincë në komunën e Likovës kanë shprehur mirënjohje të thellë për Zv. Drejtorin e Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mustafë Dauti. Falënderimi publik vjen si rezultat i kontributit dhe financimit të tij për dy projekte jetike për komunitetin:

 

  • Hapja e një pusi për ujë të pijshëm në Shkollën Fillore të fshatit.

  • Sigurimi i ujit për ujitjen e Varrezave të Dëshmorëve në Vaksincë.

Në shenjë falënderimi, banorët vlerësuan gjithashtu angazhimin e bashkëfshatarit Hamdi Alili, firmës “Murana” nga Tetova, si dhe vëllezërve Zaim dhe Hamdi Alili, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj vendlindjes.