Ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Partitë politike në përpjekje të re për marrëveshje

Në Kuvend pritet të mbahet sot një takim ndërmjet koordinatorëve dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare për të diskutuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

 

Pozicionet e partive mbeten të ndryshme lidhur me disa çështje kyçe të procesit zgjedhor:

  • VMRO-DPMNE: Grupi parlamentar pret që LSDM-ja dhe BDI-ja të mbështesin propozimin e tyre për votimin me postë për diasporën. Ata kërkojnë që kjo procedurë të rregullohet me akt nënligjor në një seancë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) jo më vonë se 30 shtatori 2028. Gjithashtu, ata deklarojnë gatishmërinë për të pranuar modelin e një njësie zgjedhore.

  • “E Majta”: Kjo parti kërkon që financimi shtetëror për reklamat zgjedhore për partitë me grupe parlamentare të jetë 10 përqind. Për më tepër, ata kërkojnë që vendimmarrja në KSHZ të bëhet me konsensus, një kërkesë kjo që është vlerësuar si e papranueshme nga VMRO-DPMNE.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT