Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti marrin pjesë në pritjen e Ambasadës së Turqisë për 10-vjetorin e 15 korrikut

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i shoqëruar nga Izet Mexhiti dhe përfaqësues të lartë të koalicionit VLEN, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup. Siç njofton KohaNEWS, ngjarja u zhvillua për të shënuar 10-vjetorin e tentativës për grusht shteti të 15 korrikut.

 

Gjatë këtij solemniteti, u theksua se kjo datë përfaqëson një simbol të qëndresës së popullit turk në mbrojtje të demokracisë, institucioneve shtetërore dhe vullnetit të lirë të qytetarëve. Në këtë ceremoni, pjesëmarrësit shprehën nderim për të gjithë ata që sakrifikuan jetën për mbrojtjen e këtyre vlerave.

/KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT