Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se nuk preferon të përcaktojë afate kohore në lidhje me kërcënimet për veprime ushtarake ndaj Iranit. Megjithatë, ai u ka dërguar një mesazh të qartë autoriteteve iraniane, duke theksuar se “ata e dinë se si funksionon kjo” dhe se është më mirë që “të sillen siç duhet”.
Kjo deklaratë vjen pas paralajmërimeve të mëparshme të bëra në një intervistë për Fox News, ku presidenti amerikan kishte artikuluar një skenar të përshkallëzuar të masave ndëshkuese:
-
Ai kishte paralajmëruar se do të urdhëronte bombardimin e centraleve elektrike dhe urave në territorin iranian duke filluar nga java e ardhshme, nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje.
-
Trump theksoi se gjërat “do të shkojnë vërtet keq” për Iranin nëse ata nuk pranojnë të ulen në tryezën e negociatave.
-
Sipas planit të paralajmëruar, centralet elektrike do të ishin në radhë javën e ardhshme, ndërsa urat do të ishin shënjestra në vijim.
/KohaNEWS


