Tetova n’Festë: Zëvendëskryetari Albi Qamili në orën poetike “Puhizë në Vargje”

Në kuadër të aktiviteteve kulturore të manifestimit veror “Tetova n’Festë”, zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka marrë pjesë në orën poetike “Puhizë në Vargje”, të organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve “OENEUM”.

 

Kjo mbrëmje solli një atmosferë të veçantë për të pranishmit, duke mbledhur poetë, krijues dhe dashamirës të letërsisë, me qëllim promovimin e fjalës së bukur dhe vlerave kulturore që pasurojnë jetën artistike të qytetit.

Përmes kësaj pjesëmarrjeje, Komuna e Tetovës rikonfirmoi përkushtimin e saj për të mbështetur nismat kulturore që synojnë afirmimin e krijimtarisë letrare dhe artit në përgjithësi.

/KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT