Home VENDI Shasivari: Holanda është partner i fuqishëm në ndërtimin e sistemit gjyqësor...

Shasivari: Holanda është partner i fuqishëm në ndërtimin e sistemit gjyqësor efikas dhe të pavarur

5

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi  takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. Uzlem Xhanel, gjatë të cilit u konfirmua përkushtimi i përbashkët për intensifikimin e bashkëpunimit në zbatimin e reformave në drejtësi dhe forcimin e sundimit të ligjit.

 

“Drejtësia duhet të jetë e dukshme, efikase dhe njësoj e qasshme për të gjithë. Prandaj, reformat në drejtësi nuk janë vetëm një obligim evropian, por edhe përgjegjësia jonë ndaj qytetarëve. Mbështetja e Mbretërisë së Holandës është një nxitje e rëndësishme në këtë proces”, theksoi ministri Shasivari.

Mbështetja e saj, përmes projekteve të shumta, kontribuon në forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve të drejtësisë, mbështetjen e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, si dhe në avancimin e reformave në sistemin penitenciar dhe atë të shërbimit të provës probacionit.

Bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve në fushën e ndihmës juridike ndërkombëtare zhvillohet në një nivel të lartë profesional.

Ministria e Drejtësisë mbetet fuqishëm e përkushtuar për zbatimin e reformave thelbësore, forcimin e pavarësisë dhe integritetit të sistemit gjyqësor, si dhe thellimin e partneritetit me shtetet që mbështesin në mënyrë aktive procesin reformues evropian të vendit.