Bogovinasit nuk e lënë vetëm klubin: KF Drita publikon listën e donatorëve dhe falënderon bashkëfshatarët për mbështetjen

Pas publikimit të thirrjes për mbështetje financiare dhe institucionale për KF Dritën nga Bogovina, reagimi i bashkëfshatarëve dhe diasporës ka qenë i menjëhershëm, duke dëshmuar edhe një herë dashurinë dhe përkushtimin e madh që ka komuniteti për klubin e zemrës.

 

Kryesia e KF Dritës ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për të gjithë kontribuesit që iu përgjigjën thirrjes, duke publikuar listën e donatorëve që mbështetën nismën:

  • Irfan Osmani (Zvicër) – 200 €

  • Kushtrim Imeri (Zvicër) – 130 €

  • Donator anonim – 100 €

  • Almedin Bajrami (Semafori) – 50 €

  • Enver Ismaili (Proper Pizza) – 50 €

  • Ilir Fejzullai (Ambulanca Bogovinë) – 50 €

  • Senad Sali (Zvicër) – 50 €

  • Almir Aliti (Zvicër) – 50 €

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi ka theksuar se çdo kontribut përbën një hap të rëndësishëm përpara dhe shërben si një motivim shtesë për të vazhduar punën me përkushtim të plotë. Po ashtu, drejtuesit bëjnë të ditur se dyert e KF Dritës mbeten të hapura për çdo dashamirës tjetër që dëshiron t’i bashkohet kësaj nisme, me qëllim që klubi të bëhet edhe më i fortë në sfidat e ardhshme.

/ KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT