Argjend Lika: Ndërgjegjja më ndalon të mbështes Deharin, tani i bashkohem Fatmir Beqir Limanit

Në një deklaratë publike, Argjend Lika njoftoi se nuk do të përkrahë më kryetarin aktual të Kërçovës, Fatmir Dehari, duke theksuar se ndërgjegjja dhe karakteri i tij nuk i lejojnë ta bëjë këtë pas disa publikimeve të fundit në rrjetet sociale.

“Nga sot, unë dhe familja ime jemi përkrahës të Fatmir Beqir Limanit! Bëj thirrje publike që të gjithë kërçovarët ta përkrahin në maksimum për të mirën e qytetit tonë dhe të ardhmen e Kërçovës!”, shkroi Lika.

Deklarata u bë nga Zvicra më 16 tetor 2025 dhe tregon një ndryshim të rëndësishëm në mbështetjen politike për zgjedhjet lokale në Kërçovë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT