Sonte, patëm nderin të mirëpresëm Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, i cili me praninë e tij na nderoi të gjithëve – si kamjanas, si banorë të Komunës së Bogovinës dhe si njerëz që besojnë në ndryshim e përparim.
Kjo vizitë ishte joformale dhe një shenjë e qartë e mbështetjes së plotë politike dhe morale për Feti Abazin, kandidatin që po shndërrohet në simbol të shpresës për një qeverisje të ndershme, vizionare dhe afër qytetarit.
Gashi me fjalën e tij të urtë na rikujtoi se politika nuk është vetëm luftë për pushtet, por mision për t’i shërbyer njeriut, dinjitetit dhe zhvillimit të përbashkët. Në këtë frymë, Kamjani u shndërrua sonte në qendër të bashkimit, të vlerave dhe të besimit në një të ardhme më të mirë për gjithë komunën e Bogovinës.
E ardhmja po troket dhe ajo ka emrin Feti Abazi. Me mbështetjen e Afrim Gashit dhe vullnetin e popullit, Bogovina do të ecë përpara me dinjitet, drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm.


 
                                    