“Tetori Rozë”, Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës zhvilloi aktivitet sensibilizues

Në organizim të Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, më 24 tetor 2024, në qytetin e Tetovës u zhvillua aktiviteti sensibilizues për parandalimin dhe ndërgjegjësimin në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Kryetari i Parlamentit Studentor, Ladon Murseli dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Prof. Dr. Nevzat Elezi, së bashku me stafin akademik dhe studentët, në këtë veprimtari që përkon me “Tetorin Rozë”, kanë theksuar rëndësinë e ngritjes së vetëdijes në parandalimin e sëmundjeve siç është edhe kanceri i gjirit.

Për këtë qëllim për qytetarët janë shpërndarë fletushka me porosi për kontrolle të rregullta mjekësore, angazhim në aktivitete fizike, ruajtjen normale të peshës trupit, si dhe të ushqyerit e shëndetshëm, faktorë të cilët ndihmojnë në parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Sipas mjekëve, kanceri i gjirit është ndër llojet e kancerit pothuaj tërësisht i trajtueshëm. Ata thonë se ekzistojnë mënyra të ndryshme të trajtimit si marrja e preparateve të ndryshme hormonale, kimioterapia, trajtimi kirurgjik etj. Trajtimet përkatëse e vonojnë progresin e sëmundjes shumë më mirë se preparatet e deritanishme, duke ofruar një mundësi të re për pacientët.

Parlamenti Studentor dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore në vazhdimësi kanë organizuar aktivitete të kësaj natyre që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit publik.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights