Fondacioni “HIKMET” në vazhdimsi të aktiviteteve të saj ligjëruese ishte, Prof.Dr Zekirija Sejdini. 

Në kuadër të aktiviteteve të Fondacionit “HIKMET” në hapsirat e saj në fshtatin Vrapçisht, mbrëm u mbajt ligjeratë nga profesori i njohur Universitar Prof.Dr Zekirija Sejdini, me temë e shkëputur nga ajeti Kur’anor, “Pa dyshim Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli deri sa ata ta ndryshojnë vetë atë që e kane në veten e tyre”.

 

Profesor Sejdini e zbërtheu kuptimin e këtij ajeti nga Kur’ani, duke komentuar se ç’ka nënkupton ky ajet në periudhën që jemi duke kaluar si shoqëri, duke dhëne shembulla praktike nga jeta e njeriut, se çka duhet ndryshuar një individ apo një grup, apo një shoqëri, ku me pas Zoti t’a ndryshon gjendjen e asaj shoqërie.

 

Ky është një nga vazhdimsia e ligjeratave të Fondacionit “HIKMET”, ku mes tjerash janë të ftuar edhe profesorët tjerë univeristar, ku mbajnë ligjerata me tematika të ndryshme.

 

Gjithashtu aktivitete shtesë të Fondacionit “HIKMET” janë edhe bursat që shpërndan për studentët universitar (bachelor dhe master), gjitashtu edhe kurse enkas për filloristët në Matematikë dhe gjuhë Angleze, ky i përgatitur nga vet Fondacini “HIKMET”.

 

Iniciativa për themelimin e Fondacionit është ndërmarrë nga një grup intelektualësh dhe afaristësh me qëllim të motivimit të nxënësve, ku synimi i organizatorëve është që nisma të jetë tradicionale, ndërkaq nxënësit të cilët ndjekin kurset, t’ju mundësohet ndjekja e programeve të ngjashme të avancuara edhe përgjatë vitesh.

 

Ndryshe, fshatarët e Vrapçishtit, prindërit, drejtorët e shkollave dhe kujdestarët e klasave të nxënësve shprehin mirënjohje të thellë për një nismë të këtillë që realizohet në këtë format.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights