Izet Mexhiti priti delegacionin e MATTO-s në Komunën e Çairit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot priti në një takim zyrtar delegacionin e Odës Ekonomike Maqedoni–Turqi (MATTO), të përbërë nga Fatih Shahbaz, Ajdovan Ademoski, Imer Selmani dhe Shahpaz Molaliev.

Takimi u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e ideve rreth vizionit ekonomik të komunës dhe krijimit të hapësirave të reja për bashkëpunim. Palët diskutuan për nxitjen e investimeve, mbështetjen infrastrukturore, si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fusha si arsimi, punësimi dhe aktivitetet tregtare.

Një ndër pikat kryesore të diskutimit ishte organizimi i eventeve ekonomike që do të ndihmojnë në forcimin e rrjetëzimit dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve.

Kryetari Mexhiti theksoi gatishmërinë e Komunës së Çairit për të mbështetur iniciativat që sjellin zhvillim dhe perspektivë për komunitetin lokal, duke vlerësuar lart angazhimin e MATTO-s në këtë drejtim.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com