Feti Abazi nis punimet për rikonstruksionin e stadiumit në Pirok – investim i rëndësishëm për sportin dhe të rinjtë

Pas nisjes së punimeve për rrugën hyrëse në fshatin Kallnik, kryetari i Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, sot ka zyrtarizuar fillimin e një projekti tjetër të rëndësishëm: rikonstruksionin e stadiumit në Pirok. Ky investim përfaqëson njërin nga premtimet kryesore të tij gjatë fushatës zgjedhore për këtë fshat.

Abazi, i pranishëm në terren së bashku me banorët, theksoi se ky projekt do të shërbejë si bazë e fortë për zhvillimin e sportit lokal dhe aktivitetet e të rinjve. Sipas tij, terreni ekzistues është i amortizuar plotësisht, ndërsa rikonstruksioni do të sjellë një fushë moderne dhe funksionale.

“Jemi në Pirok për të realizuar projektin e parë të premtuar. Sot fillojmë gërmimin e terrenit ekzistues, i cili është i dëmtuar. Shumë shpejt këtu do të ndërtojmë një fushë sporti të standardeve të larta, që do ta përdorë klubi dhe akademia e të rinjëve të fshatit. Kjo mbështetje që më jepni, më motivon edhe më shumë. Ky nuk është projekti i fundit – është vetëm fillimi.” – u shpreh Abazi.

Kryetari siguroi banorët se investimet për Pirokun do të vazhdojnë, duke rikujtuar edhe projektet e tjera të paralajmëruara gjatë kampanjës:

Projektet e premtuara për fshatin Pirok:

  1. Tubacioni i ujësjellësit

  2. Kanalizimi

  3. Çerdhja

  4. Rikonstruimi i Rrugës së Jurisë

  5. Shëtitorja në Rrugën e Re

Me nisjen e punimeve në stadium, Komuna e Bogovinës sinjalizon një fillim konkret të realizimit të planit të saj zhvillimor për këtë zonë, duke vendosur fokus të veçantë tek sporti, infrastruktura dhe të rinjtë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com