Shkëndija merr fitoren, Beqiri mesazh të fortë: “S’komentoj futboll në kushte të tilla!”

Shkëndija merr tre pikë nga dueli me Shkupin falë fitores 2:1 sot në Strugë. Epërsisë së Shkupit me Ribeiron, kuqezinjtë i’u përgjigjën me përmbysje ne golat e Fetait dhe Latifit, mirëpo trajneri Jeton Beqiri përveç kënaqësisë së tre pikëve shmangu ta komentonte lojën si notë proteste ndaj terrenit të keq dhe të pa kositur ku u luajt ndeshja.

…tre pikë të planifikuara…

Jeton Beqiri: “Patjetër, i kënaqur pasi plani u realizua. Ndërkohë pjesa tjetër edhe përkundër respektit ndaj tifozëve të Shkëndijës dhe ndjekësit tanë, unë nuk do të bëj koment teknik të futbollit, për shkak se deri në momentin që do të luajmë kështu në livadhe dhe jo fusha e stadiume, do të mundohem ta respektoj profesionin dhe të tërhiqem nga çdo fjalë. Organet kompetente duhet të merren me këto anomali të cilat na paraqiten për shkak të terreneve dhe tani për gjithçka mund të flasim, por vetëm për futboll jo.”

…ndeshja su duk e lehtë…

Jeton Beqiri: I lumtur me tre pikët, nuk do bëj asnjë koment tjetër.”

…edhe nëse kemi një pyetje të tretë…

Jeton Beqiri: “Përsëri e njejta, pasi jam i dëshpëruar totalisht me gjendjen se ku luhet për momentin futbolli.”

TË NDRYSHME

TË FUNDIT