Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë takimit në Berlin me homologun e saj gjerman, Johann Walter David Rudolf, theksoi se rruga europiane e Shqipërisë është një angazhim i përditshëm dhe jo thjesht një objektiv formal.
Spiropali vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë, duke e cilësuar si “shtyllë të besueshme” të Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.
“Faleminderit për qartësinë e mendimit dhe forcën e bindjes me të cilën Gjermania mike qëndron në krah të Shqipërisë. Është një miqësi që nuk matet me deklarata, por me përkushtim konkret për një rajon të bashkuar në standarde dhe shpirt europian”, u shpreh Spiropali.
Ajo nënvizoi se Shqipëria do të vijojë ritmin e reformave, forcimin e shtetit të së drejtës dhe ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme mbi konkurrencë dhe besim publik.
“Evropa për ne nuk është vetëm destinacion – është mënyra se si duam të jetojmë, të mendojmë e të qeverisim çdo ditë”, theksoi ministrja.

