Mali i Zi thërret ambasadorin rus pas deklaratave që cilësohen ndërhyrje në punët e brendshme

Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi ka thirrur në bisedë ambasadorin rus, Aleksandar Lukashiq, duke i cilësuar deklaratat e tij të fundit si “absolutisht të papranueshme” dhe ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.

Lukashiq kishte kritikuar institucionet malazeze dhe vendimin e Parlamentit për bashkimin e Ushtrisë me mekanizmin e NATO-s NSATU, që mbështet trajnimin e ushtarëve ukrainas. Ai gjithashtu akuzoi udhëheqjen malazeze për “demonizim të Rusisë” dhe përfshirje në “luftën hibride të NATO-s”.

Ministria i bëri të qartë ambasadorit se deklarata të tilla do të trajtohen si veprime armiqësore dhe kërkoi respekt të plotë ndaj institucioneve malazeze. Ajo theksoi se politika e jashtme e Malit të Zi bazohet në interesat kombëtare, përfshirë anëtarësimin në NATO dhe integrimin në BE.

Vendimi për pjesëmarrjen në NSATU u miratua më 12 nëntor, me 44 vota pro, duke mundësuar dërgimin e deri në dy ushtarëve malazezë në Gjermani për misionin e trajnimit të Ukrainës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com