Në hetimin e ri për “Pulse”, janë arrestuar gjithsej 11 persona, shumica të punësuar në DAP

Në aksionin e sotëm të Prokurorisë së Koçanit dhe MPB-së, përveç Dragan Paunovit, janë arrestuar edhe dhjetë persona të tjerë, shumica prej tyre të punësuar në DAP.

Aksioni lidhet me hetimin e veçantë të prokurorisë për funksionimin e diskotekës “Puls” në Koçan.

Disa nga të arrestuarit po ndiqen penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti dhe deri te falsifikimi i dokumenteve.

Nga MPB kanë paralajmëruar më shumë detaje për aksionin më vonë.

“Zyrtarë policorë nga SPB Shtip dhe NJPB Koçan, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminalistike dhe sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike të Koçanit, po ndërmarrin aktivitete në disa lokacione nëpër vend. Pas përfundimit të aksionit, opinioni do të njoftohet në mënyrë adekuate”, u përgjigjën nga MPB.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT