Arben Fetai në Kërçovë: Falënderim strukturave të Aleancës dhe reflektim për hapat e ardhshëm

Arben Fetai zhvilloi sonte një takim me strukturat e Aleancës në Kërçovë, ku shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe seriozitetin e treguar gjatë procesit zgjedhor. Ai vlerësoi punën e ndershme dhe të organizuar në terren, duke theksuar se, pavarësisht se rezultati nuk ishte ai i synuari, Kërçova mbetet një qytet me potencial të fortë për rritje politike dhe organizative.

Takimi shërbeu si mundësi për një reflektim të sinqertë mbi procesin zgjedhor dhe për të përcaktuar një qasje më të koordinuar në hapat e ardhshëm. Fetai nënvizoi se përkushtimi dhe serioziteti i strukturave lokale janë bazë e rëndësishme për suksesin e ardhshëm të Aleancës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT