Daut Memishi nis transformimin e stadiumit në Tearcë

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka njoftuar fillimin e punimeve për transformimin e stadiumit lokal. Qëllimi është që klubet sportive të kenë kushte më të mira për zhvillimin e sportit, pas viteve të neglizhencës nga udhëheqësit e kaluar.

Memishi theksoi se ky është vetëm fillimi i punës: pas rregullimit të stadiumit, do të ndiqet përmirësimi i zhveshtoreve, tribunës dhe hapësirave të tjera, me qëllim që stadiumi të kthehet në një vend dinjitoz për sportistët dhe të rinjtë e komunës.

“Kjo është vetëm punë konkrete për të sjellë ndryshime reale,” u shpreh kryetari Memishi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT