Vendimet e UEFA-s: Ja kur luajnë Shqipëria dhe Kosova në play-off

UEFA ka publikuar oraret zyrtare të ndeshjeve gjysmëfinale të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, të cilat do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Shqipëria dhe Kosova do të luajnë në të njëjtën orë, në sfida vendimtare për ëndrrën e Botërorit.

Shqipëria do të përballet në transfertë me Poloninë në Varshavë. Në rast fitoreje, kuqezinjtë do të luajnë sërish jashtë fushe, kundër fituesit të çiftit Ukrainë–Suedi. Nëse kalon Ukraina, finalja mund të luhet në Poloni, pasi atje zhvillon ndeshjet si vendës. Nëse avancon Suedia, sfida do të zhvillohet në Stokholm.

Kosova do të sfidojë Sllovakinë në transfertë, me ndeshjen që po ashtu nis në orën 20:45. Lajm pozitiv për “Dardanët” është fakti se para startit të sfidës së tyre do të dihet kundërshtari i mundshëm në finalen e play-off-it, pasi ndeshja Turqi–Rumani luhet më herët, në orën 18:00.

Takimi Turqi–Rumani është i vetmi që nis më herët dhe, në rast se të dy përfaqësueset shqiptare kalojnë në finale, ato sërish do të luajnë në të njëjtën orë, sipas vendimit të UEFA-s. Në rast të kualifikimit në finale, Kosova do të presë në Prishtinë fituesin e çiftit Turqi–Rumani.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT