Haradinaj u drejtohet mërgimtarëve: Festat e fundvitit, kohë për reflektim dhe vendime për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dërguar një letër për mërgimtarët me rastin e pushimeve të fundvitit, duke i ftuar që, krahas vizitave familjare, të reflektojnë dhe të angazhohen në proceset politike të Kosovës. Ai thekson se qëllimi mbetet rikthimi i vendit në “binarët e normalitetit” dhe ndërtimi i një Kosove që pasqyron ëndrrat dhe vlerat e përbashkëta.

Haradinaj ka kritikuar qeverinë për qasjen ndaj mbështetjeve financiare, duke thënë se Kosova ka nevojë për përgjegjësi institucionale dhe jo, siç e quan ai, “lëmoshë prej 100 eurosh”. Sipas tij, mërgata duhet të mbetet faktor i rëndësishëm në drejtimin e vendit përmes diskutimeve dhe vendimmarrjes familjare.

Ai rikujton rolin historik të mërgimtarëve para dhe pas luftës, duke apeluar që uniteti familjar dhe kombëtar të mbrohet nga çdo formë propagande. “Besnik ndaj atdheut dhe kombit”, përmbyll ai mesazhin e tij.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT