Reeker: Qeveria e Kosovës duhet të jetë e aftë për të bashkëpunuar me SHBA-në

Diplomati amerikan Philip Reeker ka theksuar se Republika e Kosovës ka nevojë për një qeveri të aftë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara dhe për të zbatuar marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut. Ai theksoi se implementimi i marrëveshjeve është i vështirë kur qeveria nuk është e gatshme për vendime efektive dhe negociata.

Reeker vuri në dukje se procesi i dialogut është i udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe se SHBA-ja e ka mbështetur gjithmonë, duke ofruar eksperiencën dhe partneritetin e saj për të avancuar marrëveshjet. Sidoqoftë, shumë nga marrëveshjet e mëparshme nuk janë zbatuar plotësisht, çka kërkon propozime dhe ide të reja për tejkalimin e bllokimeve.

Ai shtoi se qytetarët e Kosovës dhe rajonit meritojnë përparim dhe zgjidhje për çështjet e vjetra, duke nënvizuar nevojën për një qeveri që mund të zbatojë marrëveshjet e dakorduara dhe të ofrojë propozime konkrete për çështjet e mbetura.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT