Skot Parkeri: “Armando Broja është një top lojtar”

Armando Broja është rikthyer në stërvitje te Bërnli pas dëmtimit të fundit, konfirmoi trajneri Skot Parkeri. Ai tha se dëmtimi ishte më i lehtë nga sa dukej dhe se sulmuesi shqiptar ka nevojë vetëm për pak punë për t’u rikthyer në nivelin e tij të lartë.

Parkeri shtoi se Broja u stërvit intensivisht në dy ditët e fundit dhe shpresohet të jetë i disponueshëm për ndeshjen e fundjavës. “Gjithçka duket pozitive dhe kemi parë një përmirësim të madh,” deklaroi trajneri.

Ai theksoi edhe cilësitë e lojtarit: “Armandoja është një top lojtar, kemi firmosur me të për një kohë të gjatë dhe duhet të qëndrojë i përqendruar për të dhënë maksimumin.”

TË NDRYSHME

TË FUNDIT