Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Dolce, nisi ditën e sotme me një moment që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe kamerave. Ajo vendosi të fillojë mëngjesin me një dush të shpejtë, por situata u bë shumë më interesante kur filloi të vallëzojë në mënyrë joshëse.
E veshur provokuese, Dolce bëri disa ‘twerk’ dhe lëvizje sensuale, duke ‘shashtruar’ jo vetëm banorët, por edhe publikun që ndiqte transmetimin. Momenti u shoqërua me të qeshura, komentime dhe diskutime të shumta brenda shtëpisë më të famshme të Kosovës.
Pamjet e transmetuara u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale, teksa fansat diskutonin për stilin e saj të lirë dhe guximin për të bërë diçka të papritur në mëngjes. Vallëzimi i Dolce solli jo vetëm argëtim, por edhe surprizë, duke rikthyer energji të re në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

