Sot, Kryetari i Kuvendit, z. Afrim Gashi, vizitoi zyrën e Kryetarit të Komunës së Cairit, Izet Mexhiti, për t’i uruar për detyrën e re. Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet politike në vend, proceset që presin institucionet dhe rëndësia e koordinimit ndërinstitucional.
Izet Mexhiti falënderoi z. Gashi për vizitën dhe mbështetjen, duke theksuar se përpara kanë shumë punë dhe do të veprojnë me përgjegjësi, përkushtim dhe qartësi në vendimet që marrin në interes të qytetarëve dhe institucioneve.

