Kosova ka dorëzuar para Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare një plan investimesh mbi 250 milionë euro për përgatitjet e vitit 2030. Qeveria synon ngritjen e infrastrukturës sportive në nivel të standardeve ndërkombëtare.
Pjesë e projektit janë ndërtimi i stadiumit kombëtar në Prishtinë, rinovimi ose ndërtimi i 27 stadiumeve në qytete të ndryshme dhe modernizimi i dhjetë objekteve ekzistuese, përfshirë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Qendra e Studentëve do të shndërrohet në “Mediterranean Village”, ku do të akomodohen sportistët dhe delegacionet pjesëmarrëse. Ndërkohë, po zhvillohen studime fizibiliteti dhe bisedime me partnerë ndërkombëtarë për mbështetje teknike.
Komiteti Organizues i Lojërave tashmë ka filluar punën për koordinimin e përgatitjeve deri në vitin 2030.

