Takim historik në Shtëpinë e Bardhë: Kryebashkiaku i Nju Jorkut diskutoi me Trump për të ardhmen e qytetit

Kryebashkiaku i sapozgjedhur i Nju Jorkut, Zoran Mamdani, zhvilloi sot takimin e tij të parë me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë. Takimi u zhvillua në Zyrën Ovale dhe u përshkrua nga të dy si shumë produktiv dhe konstruktiv.

Trump vlerësoi Mamdanin dhe shprehu shpresën se ai do të bëhet një kryebashkiak i shkëlqyer, duke e uruar publikisht për detyrën e re. Mamdani theksoi se biseda fokusohej tek përmirësimi i jetës së banorëve të qytetit dhe zhvillimi i projekteve që kontribuojnë në një Nju Jork më të përballueshëm dhe më të organizuar.

Të dy udhëheqësit ndanë pikëpamje të ngjashme për nevojën e përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve publike, duke e konsideruar qytetin prioritet të përbashkët dhe objektiv kryesor për investime dhe reforma në të ardhmen.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT