Izet Mexhiti takohet me banorët e lagjes Jahja Pasha, diskutohen investimet dhe projektet e ardhshme

Në një takim veror me banorët e lagjes Jahja Pasha, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti bisedoi hapur mbi punët e realizuara dhe planet për zhvillimin e lagjes dhe të gjithë Çairit.

Banorët diskutuan mbi investimet që kanë përmirësuar jetën e përditshme, si asfaltimi i rrugëve, restaurimi i shkollave, rregullimi i kanalizimeve, vendosja e rrjetit atmosferik dhe hapja e parkingjeve. Mexhiti gjithashtu prezantoi hapat e ardhshëm për zhvillim urban dhe përmirësimin e infrastrukturës, duke dëgjuar edhe kërkesat e qytetarëve që do të marrin zgjidhje.

Takimi u organizua si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për bashkëpunim me qytetarët dhe për të mbështetur zhvillimin e lagjeve.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com