Big Brother Vip Kosova: Puthja e parë brenda shtëpisë ndez emocionet

Edicioni i 4-t të Big Brother Vip Kosova ka shënuar puthjen e parë brenda shtëpisë. Dolce dhe Edi kanë shkëmbyer momentin romantik, duke konfirmuar pëlqimin që disa ditë më parë ia kishin shprehur njëri-tjetrit, raporton IndeksOnline.

Çifti është parë bashkë pothuajse gjatë gjithë kohës, ndërsa puthja vetëm sa ka bërë të qartë krijimin e çiftit të parë në këtë edicion të reality show-t kosovar. Momenti ka tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe të shikuesve, duke nxitur kuriozitetin për zhvillimet e mëtejshme.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT