Një ish-police shqiptare në Boston, Enxhi Qirici, 32 vjeç, ka fituar 1 milion dollarë dëmshpërblim në një proces gjyqësor ku pretendoi se ishte ngacmuar seksualisht dhe diskriminuar në vendin e punës.
Qirici u largua nga Departamenti i Policisë së Bostonit në vitin 2019 gjatë vitit të saj të provës, pas dy incidenteve me kolegët e saj, përfshirë një përplasje me një oficer të Universitetit Northeastern dhe një konflikt në Aeroportin Logan. Ajo paditi departamentin në vitin 2021, duke pretenduar ngacmim seksual dhe diskriminim racor si dhe pushim si hakmarrje pas një ankesë zyrtare.
Juria vendosi se Qirici kishte përjetuar një “mjedis pune armiqësor”, por shkarkimi i saj nuk ishte kryesisht për ngacmim, por për “mospërmbushjen e standardeve profesionale”.
Avokati i saj, Ilir Kavaja, e konsideroi rastin një çështje drejtësie dhe barazie, ndërsa avokati i qytetit, Edward Whitesell, argumentoi se Qirici ishte në periudhë prove, e cila ekziston për të larguar oficerët problematikë.
Sot, Qirici punon si avokate në Boston, ndërsa Departamenti i Policisë së Bostonit nuk ka komentuar ende mbi vendimin.

