Nexhmedin Sadiku: Likova meriton më shumë – mbështetje e plotë për zhvillimin e fshatit Hotël

Kandidati për kryetar të Komunës së Likovës, Nexhmedin Sadiku, së bashku me zv. Kryeministrin Arben Fetai, vizituan fshatin Hotël ku u takuan me udhëheqësit e bashkësisë lokale.

Sadiku vlerësoi angazhimin e banorëve dhe theksoi se fshati Hotël është shembull i përkushtimit dhe organizimit përmes projekteve të realizuara deri më tani. Ai premtoi mbështetje të plotë nga ana e tij dhe paralajmëroi investime konkrete nga komuna në ujësjellës, kanalizim, rregullimin e shtratit të lumit dhe projekte të tjera të domosdoshme për zhvillimin e fshatit.

“Ky angazhim i tyre do të ketë mbështetjen tonë të plotë. Hotëli do të ecë drejt standardeve më të larta të jetesës për banorët. Likova meriton më shumë,” deklaroi Nexhmedin Sadiku.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com