Avokati shqiptar me paralajmërim të fuqishëm: SHBA po mbështet shqiptarët, Tirana vetëm pret…

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka reaguar sërish me një analizë të gjatë mbi gjendjen kombëtare dhe rolin e politikës shqiptare në përfaqësimin e interesave mbarëkombëtare.

Në një postim në Facebook, avokati theksoi se shqiptarët prej pesë shekujsh janë në kërkim të vetvetes dhe se, sipas tij, historia aktuale po lëviz në favor të shqiptarëve, transmeton “Bota sot”.

Ngjela kritikon qeverinë e Shqipërisë për mungesë vizioni kombëtar dhe nënvizon nevojën për një doktrinë të qartë shqiptarie që të bashkojë energjitë e të dy shteteve shqiptare.

Ai përmend rolin historik të aleatëve ndërkombëtarë dhe kërkon një qasje më të fortë politike për mbrojtjen dhe afirmimin e “Arbërisë klasike”.

Shkrimi i plotë

Ne shqiptarët po kërkojmë vetveten.

I.

Po, ne shqiptarët kemi 500 vite që po e kërkojmë dhe ende nuk e kemi gjetur të plotë vetveten tonë. Sepse na i kanë marrë, por tani koha filloi të përkrahë shqiptarinë.

Dhe në vitin 2008 e gjetëm dhe e morrëm gjysmën që na e kishin marrë si pushtim sllav, por dhe më shumë se gjysma na ka mbetur jashtë trungut të shqiptarisë që tani po e formojmë, sepse në historinë e pas pushtimit osman, ne jemi nisur vetëm me Shqipërinë dhe tani i kemi shtuar trungut tonë edhe Kosovën.

Kurse miqtë tanë të mëdhenj na thonë që keni edhe Çamërinë, por edhe Maqedoninë e Veriut si troje të shqiptarisë klasike. Por dihet që ne ende nuk keni një qeveri shqiptare që të mendojë realisht, drejt dhe me forcë për shqiptarinë e plotë.

II

Kryeministri aktual me apatinë e tij kombëtare po kuptohet se është në pritje dhe jo në akt kombëtar për shqiptarinë etnikë.

Atëherë?

Asgjë, shqiptarët vetë e kanë fajin që zgjedhin në krye të tyre njerëz që nuk e kanë forcën që duhet t’u japë historia e shqiptarisë: nga Teuta e Madhe, te Gjergj Kastriot Skënderbeu, nga Skënderbeu te Rilindja Kombëtare, dhe, nga Rilindja Kombktate te dy pavarësi të mëdha që Arbëria moderne ka marrë si shtete – Shqipëria dhe Kosova.

Por na duhet ta theksojmë se populli shqiptar, që nga Rilindja Kombëtare e deri në vitin 2008 ka kundërshtuar me forcë vitale agresionin sllav. Por tani gjithçka që është në favorin e shqiptarisë historike, e cila nuk ndien më asnjë rrezik.

Dhe historia kuptohet që po ecën në favor të shqiptarëve.

Dhe kjo është arsyeja që ne sot kemi fituar dy shtete shqiptare sipas ndihmës që na i ka dhënë AustroHungaria në vitin 1912, dhe ndihma që na i kanë dhanë Shtetet e Badhkuara të Amerikës në vitin 2008.

Atëherë?

IIl.

Na duhet të theksojmë se ne shqiptarët deri tani nuk po bëjmë dot atë që duhet si vazhdim, pavarësisht që nuk kemi bërë pak me heronjtë tanë historik, sepse, sot në Shqipëri, ne nuk e kemi ende shqiptarinë si doktrinë të zhvilluar kombëtare në krye të të dy shteteve tanë shqiptarë që i kanë dhënë vrull të paparë gjendjes aktuale, për të shkuar drejt Arbërisë klasike: Shqipëri, Kosovë, Çamëri, Epiri i Veriut dhe Maqedoni e Veriut.

Ja pra, pikërisht për këtë prandaj na duhet sot që të kemi një qeveri të fortë me qëndresën shpirtërore të shqiptarisë për ta rimarrë të gjithë

Arbërinë klasike që na i kanë grabitur me intriga, me forcë antishqiptare dhe me ndihmën e fuqive të mëdha, që kanë pasur frikë nga ringritja e plotë e të gjithë shqiptarëve që po jetojmë si aitoktonë mijëravjeçarë në Gadishullin Ilirik.

Ky është sekreti i shqiptarisë së sotme e cila tani jo vetëm që ka dy shtete, por e ka dhe një aleancë të furishme miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT