Dy profesorë të QRAPT “Mosha Pijade” në Tetovë u pensionuan me nderime nga kolektivi

Dy profesorë të QRAPT “Mosha Pijade” në Tetovë u pensionuan me nderime nga kolektivi

 

Sot, kolektivi i Qendrës së Arsimit për Punë Teknike “Mosha Pijade” – Tetovë, organizoi një koktej rasti me rastin e daljes në pension të kolegëve të nderuar Prof. (Ing. i dipl.) Agim Selmani dhe Prof. (Ing. i dipl.) Ismail Zendeli.

 

Në fjalën përshëndetëse, ndihmës drejtori z. Faton Mustafi vlerësoi lartë punën, përkushtimin dhe angazhimin e profesorëve gjatë gjithë periudhës së tyre të punës në qendrën shkollore.

 

Në fund, në emër të udhëheqësisë së shkollës, shërbimit profesional, kolegëve dhe gjithë të punësuarve, Prof. Agim Selmanit dhe Prof. Ismail Zendelit iu urua shumë shëndet, jetë të gjatë dhe të gjitha të mirat e begatitë në jetë, si dhe shfrytëzim sa më të gjatë të pensionit më se të merituar.

 

Me respekt të veçant,

Kolektivi i Qendrës së Arsimit për Punë Teknike “Mosha Pijade” – Tetovë

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com