Qeveria miratoi Planin e reviduar të Veprimit të Strategjisë për Transparencë 2023–2026

Qeveria miratoi Planin e reviduar të Veprimit të Strategjisë për Transparencë (2023-2026) – Arben Fetai: “Transparenca mbetet ndër prioritetet kryesore të kësaj qeverie”

 

Shkup, 25 nëntor 2025 – Në seancën e sotme të qeverisë u miratua revidimi i Planit te Veprimit të  Strategjisë për Transparencë (2023-2026), në pjesën e afateve dhe institucioneve përgjegjëse për zbatimin e aktiviteteve.

Grupi punues, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme i cili ishte edhe përgjegjës për revidimin e Planit të Veprimit të Strategjisë për Transparencë (2023-2026), që nga muaji shtator punoi në mënyrë intensive për përditësimin e planit aktual, me qëllim që institucionet të kenë një qasje edhe më transparente ndaj qytetarëve.

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë, z.Arben Fetai, deklaroi se “Transparenca është dhe mbetet prioritet i kësaj Qeverie. Me këtë vendim po sigurojmë që Strategjia për Transparencë të zbatohet me ritëm të përshpejtuar dhe me përgjegjësi të plotë.”

Vlen të theksohet se në fazën finale është edhe formimi i Grupit të ri Punues për hartimin e Strategjisë së re për Transparencë 2027-2029.

 

TË NDRYSHME

TË FUNDIT