Mediat zvicrane dhe italiane kanë raportuar për vdekjen e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi. Kasapi ka vdekur në moshën 40-vjeçare, pas një ataku kardiak.
“Superylli shqiptar Shpat Kasapi (40) ka vdekur.”, është tituli i mediumit zviceran “Blick”, përcjell Reporteri.net.
Aty përmendet karriera e tij dy dekadëshe.
“Karriera e tij shtrihej për më shumë se dy dekada dhe ndikoi ndjeshëm në popkulturën në Shqipëri dhe Kosovë. Sidomos falë performancave live dhe prezencës së tij në televizione, ai vitet e fundit ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes”, thuhet në artikull.
Edhe në mediat italiane është raportuar për vdekjen e Kasapit.
Në raportime thuhet se Kasapi ishte një nga këngëtarët më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.


