Qeveria ka miratuar sot ndryshime të reja kadrovike, duke emëruar Amet Imerin në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Byrosë për Zhvillim Rajonal.
Byroja për Zhvillim Rajonal është institucion që bashkëpunon ngushtë me komunat, agjencitë zhvillimore dhe organizatat vendore për të planifikuar dhe zbatuar projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

