Atmosferë shqiptare në “Fadil Vokrri”: Drita pret Shkëndijën në duel të veçantë evropian

E enjtja pritet të sjellë një ndeshje historike për futbollin shqiptar: Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës do të përballen për herë të parë në një fazë kryesore të një gare evropiane të UEFA-s. Dy skuadrat shqiptare do të matin forcat në kuadër të Ligës së Konferencës, në një duel që vjen vetëm një ditë para festës së 28 Nëntorit, duke premtuar atmosferë të jashtëzakonshme në tribuna.

Tifozët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut pritet të mbushin stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku ndeshja do të zhvillohet të enjten në orën 21:00. Ky derbi shqiptar në Evropë jo vetëm që ka rëndësi sportive, por edhe emocionale, duke bashkuar dy tifozeri dhe dy futballe që prej kohësh kanë lidhje të ngushta.

Në aspektin sportiv, Shkëndija e Jeton Beqirit ka tubuar katër pikë deri më tani, me një fitore dhe një barazim, ndërsa Drita e drejtuar nga Zekirija Ramadani kryeson grupin shqiptar me pesë pikë, falë dy barazimeve dhe një fitoreje. Të dy ekipet janë në garë për të kaluar më tej, çka e bën sfidën edhe më vendimtare.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT