Opinionisti Arjan Konomi, i ftuar pak ditë më parë në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, ka befasuar jo vetëm moderatoren por edhe publikun me një deklaratë të sinqertë mbi jetën e tij intime.
Gjatë rubrikës së lojës “E kam bërë, s’e kam bërë”, ku të ftuarit duhet të përgjigjen me sinqeritet pyetjeve personale, Konomi është vënë përballë pyetjes direkte: “A keni puthur një vajzë?”.
Pa hezituar, opinionisti ka ngritur tabelën me mbishkrimin “S’e kam bërë”, duke pranuar kështu publikisht se nuk ka shkëmbyer puthje me gjininë e kundërt.
Ky moment sinqeriteti ka shkaktuar habi, duke qenë një nga deklaratat më personale që Konomi ka ndarë ndonjëherë për jetën e tij private para kamerave.

