Drejtori i ri i Kodrës së Diellit, Abdulgani: Takim me institucionet relevante për një sezon të mbarë turistik
Gjatë ditës së djeshme, Drejtori i Qendrës së Skijimit “Kodra e Diellit”, Abdulgani Aliji, realizoi takim të rëndësishëm me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe aktorëve të tjerë lokalë, për të diskutuar organizimin e sezonit turistik.
Në këtë takim morën pjesë Komandanti i Stacionit Policor të Tetovës, Drejtori i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, Drejtori i NP “Tetova Transport”, përfaqësues nga Komuna e Tetovës, përfaqësues nga NP “Rrugët Shtetërore”, si dhe pronarë të hoteleve dhe bizneseve të tjera të turizmit. Objektivi i këtij takimi ishte koordinimi i përpjekjeve dhe organizimi i një sezoni turistik të suksesshëm në rajonin e Kodrës së Diellit, duke siguruar kushte optimale për vizitorët dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në këtë zonë.
Pjesëmarrësit e takimit u angazhuan për të krijuar një plan të përbashkët që garanton siguri, infrastrukturë të mirëmbajtur dhe shërbime cilësore, duke e pozicionuar Kodrën e Diellit si një destinacion turistik të preferuar gjatë gjithë vitit.