Sonte ndeshje e madhe në “Fadil Vokrri”, Drita përballë Shkëndijës

Sonte me fillim nga ora 21:00, kampionia e Kosovës Drita, do ta zhvillojë një ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të rundit të katërt të UEFA Conference League.

Në “Fadil Vokrri”, do të jetë nikoqire e skuadrës tjetër shqiptare, Shkëndijës nga Tetova e cila është edhe kampione në Maqedoninë e Veriut.

Loja është tejet e rëndësishme për të dyja palët, dhe tri pikët janë më se të nevojshme, njofton Klankosova.tv.

Skuadrat shqiptare gjenden në zonën e playoff-it, skuadra e Zekirja Ramadanit i ka grumbulluar pesë pikë nga tri ndeshjet paraprake, kurse ajo e Jeton Beqirit, i ka katër pikë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT