NATO publikon foto nga FA shqiptare në urimin për Ditën Kombëtare

Aleanca Ushtarake e NATO-s ka uruar Shqipërinë për Ditën e saj Kombëtare përmes një postimi në rrjetet sociale, duke publikuar edhe një fotografi nga Forcat e Armatosura Shqiptare. Në mesazhin e tyre, NATO i fton ndjekësit të bashkohen simbolikisht në festimin e aleatit shqiptar.

“Prekni për të festuar me ne Aleatin tonë Shqipërinë në Ditën e tyre Kombëtare!”, shkruan selia e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Shqipëria është anëtare e plotë e NATO-s që nga 1 prilli i vitit 2009, pas një procesi të gjatë reformash në sektorin e sigurisë dhe forcimit të institucioneve demokratike. Me anëtarësimin, vendi u bë pjesë e strukturës së sigurisë kolektive më të fuqishme në botë, duke marrë rol aktiv në misione paqeruajtëse dhe operacione ndërkombëtare.

Urimi i sotëm i NATO-s rikujton rëndësinë e kësaj aleance dhe kontributin e Shqipërisë si vend i angazhuar për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT