UEFA xhiron dokumentarin për suksesin historik të Dritës në Gjilan

UEFA ka mbërritur në Kosovë për të xhiruar një dokumentar të dedikuar suksesit historik të Dritës, klubit që po shkruan një kapitull të ri në futbollin kosovar me paraqitjet e tij në Ligën e Konferencës.

 

Për herë të parë, një ekip evropian i produksionit të UEFA-s ndalet në Gjilan, për të rrëfyer nga afër historinë, kulturën dhe frymën e klubit bardhekaltër.

Intervista ekskluzive me trajnerin dhe lojtarët kryesorë

Dokumentari përfshin intervista ekskluzive me trajnerin Zekrija Ramadani, arkitektin e këtij suksesi, i cili shpjegon filozofinë, punën e palodhur dhe transformimin e skuadrës.

Lojtarët kryesorë të ekipit – Faton Maloku, Arbër Manaj dhe Rron Broja – rrëfejnë nga këndvështrimi i tyre se çfarë do të thotë ky sezon për Dritën dhe për futbollin kosovar.

Historitë më prekëse: Arbër Manaj dhe motivimi personal

Mes historive të shumta emocionuese, më prekësja është ajo e Arbër Manajt, i cili flet për mungesën e babait të tij të rënë gjatë luftës së Kosovës. Në dokumentar, ai shfaqet pranë nënës së tij, duke rikthyer kujtime të dhimbshme, por edhe të fuqishme, që tregojnë prej nga buron forca dhe motivimi i tij si futbollist dhe si njeri.

Tifozë dhe legjenda e klubit

UEFA ka intervistuar gjithashtu tifozin e zjarrtë Adhurim Jakupi, simbol i pasionit të tribunës gjilanase, si dhe legjendën e klubit, trajnerin e portierëve Afrim Shahini, i cili ka qenë pjesë e Dritës për dekada.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT