Kampionët aktualë të Botës, përfaqësuesja e Argjentinës, do të mbrojnë titullin e tyre në turneun e vitit 2026, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
Kapiteni legjendar, Lionel Messi, 38 vjeç, ende nuk ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë në këtë edicion, por ka ndarë mendimet e tij mbi favoritët për të fituar trofeun.
Pas hedhjes së shortit për grupet e turneut, që për herë të parë do të ketë 48 ekipe, kanë nisur analizat dhe parashikimet për kampionin e mundshëm.
“Ka shumë ekipe të forta. Spanja, Franca, Anglia dhe Brazili, që nuk kanë fituar titullin prej një kohe të gjatë, do të tentojnë ta marrin Kupën,” deklaroi Messi për ESPN. Ai shtoi:
“Gjermania gjithmonë ka dashur të na mundë, dhe tani kjo dëshirë është edhe më e madhe pas Botërorit të fundit. Do të jetë shumë e vështirë, por nuk dyshoj se do të luftojnë për titullin.”


