Zv. Ministrja Elfete Ismaili merr pjesë në mbledhjen e kontakt grupit të Ukrainës, pjesëmarrës dhe Zelensky

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili ka marr pjesë në mbledhjen e Kontakt Grupit të Ukrainës që u mbajt në Ramstein të Gjermanisë, një ngjarje shumë e rëndësishme në kuadër të angazhimit ndërkombëtar për mbështetje të paqes dhe sigurisë globale. Ismaili thotë se kjo mbledhje, e kryesuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, z. Lloyd Austin, ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të forcuar partneritetet strategjike dhe për të kontribuar në fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.
“Në këtë takim, mori pjesë gjithashtu Presidenti i Ukrainës, z. Volodymyr Zelenskyy, i cili falënderoi shtetet e koalicionit për ndihmat e dhëna përmes Grupit të Kontaktit. Ky grup, i formuar nga shtete të ndryshme, ka qenë një platformë kyçe për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus. Poashtu gjatë qëndrimit tim zyrtar, pata mundësinë të bashkëbisedoj me sekretarin e Mbrojtjes te SHBA-ve z.Austin, ku diskutuam për përpjekjet e përbashkëta ndërkombëtare për të mbështetur Ukrainën në këtë periudhë të vështirë, si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të aleatëve për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme dhe paqësore. Maqedonia e Veriut gjithashtu ka kontribuar me donacione dhe angazhim të vazhdueshëm për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në Grupin e Kontaktit, një format ministror që mbështet Ukrainën dhe do të vazhdoj të kontribuoj në përpjekjet globale për stabilitet dhe paqe”, ka shkruar zëvendësministrja Elfete Ismaili.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights